Vrasja në Fllakë/ Misteri i dy emrave, kujt ia “vodhi” identitetin viktima

Feb 11, 2016 | 20:21
SHPËRNDAJE

Xhevahir Brasha u vra ditën e djeshme në automjetin e tij, gjatë një atentati pranë shtëpisë në Fllakë të Durrësit.

Xhevahir Brasha, i njohur ndryshe edhe me emrin Agim Caka
Xhevahir Brasha, i njohur ndryshe edhe me emrin Agim Caka

Persona të paidentifikuar e qëlluan me armë zjarri. Mirëpo, kur familjarët e dërguan në Spitalin e Durrësit, ata e paraqitën me emrin Agim Cakaj.

Po si është e vërteta e dy identiteteve të tij? Familjarët sqaruan ditën sotme, teksa përcollën viktimën për në banesën e fundit se ai si shumë shqiptarë të tjerë kishte shkuar në Britani emigrant duke përdorur identitetin Agim Cakaj, nga Kosova.

Ai kishte ikur 20 vjet më parë, kur Britania dhe disa vende të tjera të Europës pranonin refugjatë lufte nga Kosova.

Por Cakaj nuk është një identitet i rremë. Ai përdori emrin e bashkëshortit të motrës për të shkuar në Britani.

Agim Cakaj i vërtetë është personi që është martuar me motrën e viktimës dhe i dha identitetin Brashës që të mund të ikte në Britani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura