Vrasja e shqiptarit për xhelozi, hetimet: Janë edhe 7 bashkëpunëtorë të Igli Metës

Aug 4, 2015 | 18:17
SHPËRNDAJE

Janë edhe 7 persona, përveç Marjo Memës të cilët kanë qenë në dijeni të planit të Igli Metës për vrasjen e 17-vjeçarit Ismail Luli.

Lajmi i publikuar ne mediat italiane
Lajmi i publikuar ne mediat italiane

Nga hetimet e fundit është mësuar se për të shoqëruar makinën Ford Fiesta ku ishte Igli Meta dhe Ismail Luli, kanë qenë edhe disa makina të tjera, që kanë shkuar drejt kishës pasditen e 19 korrikut, ku 17-vjeçari u gjet i vrarë.

Vendimtare do të jenë pamjet e një kamera mbikëqyrëse që ishte e vendosur në një fabrikë, gjatë rrugës që ka bërë Igli Meta me makinën e tij për të shkuar tek vendi ku edhe ndodhi vrasja.

Gjithashtu pritet edhe zbardhja e tabulateve të telefonit të dy të rinjve, Igli Meta dhe Marjo Mema.

Prokuroria e Urbinos thotë se po vërtetohet fakti se, para vrasjes Meta ka marrë mbështetjen e shumë njerëzve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura