Vrasja e pronarit të anijes, hetohet jeta private. Ishte martuar 3 herë

Jan 25, 2016 | 17:38
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Vlorës vazhdon hetimet për vrasjen e pronarit të anijes Hyqmet Nexhipi, i cili u ekzekutua ditën e shtunë në rrugën transballkanike.

Hyqmet Nexhipi
Hyqmet Nexhipi

Deri më tani dyshohet se vrasja e tij lidhet me aktivitetet e paligjshme të viktimës në Itali, por nuk përjashtohen pista të tjera.

Kështu, nga dita e sotme, Prokuroria e Vlorës ka përqendruar hetimet në jetën private të viktimës.

Sipas hetimeve, rezulton se viktima është martuar tri herë dhe për këtë fakt, ka dyshime se vrasja mund të lidhet me dy shkurorëzimet e mëparshme.

Rreth 12 vjet më parë, 52-vjeçari Hyqmet Nexhipi është divorcuar nga bashkëshortja e parë, me të cilën ka dy fëmijë.

Më pas, ai u martua në Itali sërish. Me gruan e dytë ai kishte një vajzë, por nuk kaloi shumë dhe u divorcua edhe prej saj.

Së fundmi, Nexhipi ishte martuar me një grua tjetër në Greqi me të cilën bashkëjetonte deri sa u vra ditën e shtunë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura