Vrasja e kryekomisar Lamajt, Apeli dënon me burg përjetë Arben Frrokun

Jun 30, 2015 | 12:05
SHPËRNDAJE

Arben Frroku do të kthehet në burg. Gjykata e Apelit ka rrëzuar sot vendimin e gjykatës së shkallës së parë, që e shpalli atë të pafajshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. 


Në seancën e sotme, në mungesë të Arben Frrokut, gjykata e Apelit pasi shqyrtoi kërkesën e akuzës për dënimin më burg përjetë të të akuzuarit u deklarua kundër vendimit të shkallës së parë.

Nje seance me pare, para pesëshesh gjykuese të kryesuar nga gjyqtari Fehmi Petku, prokurori pretendoi se Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda kishte gabuar kur kishte deklaruar të pafajshëm Frrokun, i dyshuar për akuzën e “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”.

Prokuroria i kërkoi Apelit ndryshimin e vendimit të 3 prillit 2015, që shpalli të pafajshëm biznesmenin, deklarimin e tij të fajshëm dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm. 

Arben Frroku qendroi me shume se dy vite në qeli dhe doli me 3 prill, kur gjykata e liroi ate nga akuza e vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj, më 24 shkurt 2013.

Dy argumentet kryesore te Gjykates qe rrezuan krejtesisht pretendimet e akuzes dhe lane te lire Frrokun, ishin; mosvleresimi si prove e thenieve te deshmitarit te mbrojtur dhe fakti se Frroku ne kohen e krimit nuk ka qene ne Tirane. 

Trupi gjykues u shpreh se dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur, Arben Ndoka, është e vetmja provë e drejtpërdrejtë që identifikon të pandehurin në vendin e ngjarjes. Por sipas Gjykatës, thëniet e tij nuk konfirmohen nga asnjë provë tjetër në proces.

 PROVAT PËR VRASJEN

Organi i akuzës shprehej në ankimin e bërë në Gjykatën e Apelit dhe në kërkesën drejtuar KLD-së se nga të gjitha provat me tabulate, qelizat, dëshmitarët apo kamerat, edhe nga vetë gjykata u pranua plotësisht prania e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes dhe komunikimet e tyre me persona të tjerë. Sipas Prokurorisë, element provues i provave ka qenë dhënia e elementëve identifikues, siç janë targa e llojit i mjetit, që u bënë të ditura për herë të parë nga dëshmitari i mbrojtur Arben Ndoka.

“Përse gjykata nuk merr në konsideratë të dhënat e marra nga dëshmitari, kur ato përputhen plotësisht me elementë të tjerë jashtë dëshmisë së tyre, siç janë fikja e dritave, ndezja tyre; takimet me drejtuesit e Policisë së Shtetit pranohen si të vërteta dhe në përputhje mes tyre, ndërsa të dhënat lidhur me praninë e të pandehurit në mjetin tip BMVV nuk konsiderohen të sakta dhe të besueshme?”, pyet organi i akuzës.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura