Vrasja e Hekuran Billës/ ‘Vajza ngeli e arrestuar sepse…’, avokati i 26-vjeçares: Të vetmet prova që ka prokuroria janë…

Jun 29, 2020 | 13:34
SHPËRNDAJE

Avokati i Adiola Lakra, 26-vjeçares së arrestuar nga policia pas dyshimeve se ishte ajo që e nxori në pritë natën e vrasjes Hekuran Billën, i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ato çfarë kanë dalë në media.

Sipas avokatit, klientja e tij “në asnjë moment as e ka ditur as është paguar e as ka ndonjë shumë parash”.

Njohja me nipin e Viktor Markut është bërë përmes rrjeteve sociale, nëse do vazhdoj të tregoj detaje cënoj hetimin. I vetmi moment është fatkeqësia që para se të njihte viktimën ka njohur një nga autorët e dyshuar. Vajza po hetohet si në rolin e ndihmëses. Në këtë fazë të vetmet prova që ka prokuroria janë vetë deklarimet e saj të sinqerta e të sakta, ska pasur dijeni për hasmin se dinte që kishte hakmarrje e gjakmarrje. S’ka telefonuar ajo natën e ngjarjes. Ju garantoj që prej vajzës nuk kanë dalë ato fjalë që ju i keni bërë publike. vajza ngeli sot e arrestuar nga helmimi që i është bërë opinionit publik. Aktualiasht s’është akuzuar për asgjë”, tha ai për mediat pas seancës ku gjykata vendosi arrest me burg për 26-vjeçaren.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura