Vrasja e “Flor Qorrit”/ Mbyllet në qeli Sokol Sanxhaktari dhe shoku i tij, ja ç’ndodhi dje në gjyq

Aug 4, 2020 | 13:40
SHPËRNDAJE

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për dhëndrin e ish-kryetarit të Bashkisë Elbasan Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktarin, dhe shokun e tij Adriano Hajdari.

FLORIAN LAMCE SOKOL SANXHAKTARI VRASJA ELBASAN

Sanxhaktari dhe Hajdari akuzohen për vrasjen e 30- vjeçarit Florjan Lamçe. Ngjarja ndodhi orët e para të së enjtes, ndërsa viktima dhe autorët ishin miq me njëri-tjetrin. Sokol Sanxhaktarin dhe Ardiano Hajdarit dyshohet se e vranë me mjete të forta dhe shishe birre shokun e tyre, Florjan Lamçen, pasi kishin pirë gjithë natën.

Sipas prokurorisë, vrasja e 30- vjeçarit erdhi pas një debati të fortë që degjeneroi në sherr me shishe dhe mjete të forta në një lokal në qytetin e Elbasanit. Ndërkohë, në seancën e zhvilluar ditën e djeshme ishin të pranishëm edhe dy të arrestuarit, të cilët nuk kanë dhënë shpjegime për ngjarjen. Avokatët e tyre mbrojtës kanë pretenduar që ndaj të akuzuarve të caktohej një masë sigurie më e butë.

FLORIAN-LAMCE-SOKOL-SANXHAKTARI-VRASJA-ELBASAN-1

NGJARJA

Tre shokët ndodheshin në ambientet e lokal “Piazza del sol”, në qendër të Elbasanit.

Florian Lamçe, ose siç njihet ndryshe në Elbasan me nofkën “Flor Qorri”, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, në shoqërinë e njëri-tjetrit kanë konsumuar pije alkoolike.

Në bisedë e sipër, rreth orës 04:00 të mëngjesit ata janë zënë me njëri-tjetrin duke bërë që të përdorin shishet e birës dhe për pasojë kanë lënë të vdekur Florian Lamçen.

Për këtë ngjarje janë arrestuar Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdinit.

Dy të arrestuarit dhe vetë viktima Florian Lamçe konsiderohen si persona me precedentë penalë në Elbasan.

VIKTIMA

30-vjeçari Florian Lamçe në muajin shkurt 2020 është përfshirë në një ngjarje, ku besohet se ka qëlluar me armë në drejtim të Rodi Bylykbashit, por pa i shkaktuar dëmtime.

florian lamce

Ndërkohë, ai rezulton gjithashtu i dënuar për plagosje dhe kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Për këtë të fundit ai është dënuar me 3 vjet burg nga Gjykata e Elbasanit, pasi u përfshi në 2012-ën në një ngjarje kriminale, ku mbeti i vrarë Almir Cani.

Pronari i disko “Tekila” në Elbasan u ekzekutua me dy plumba në kokë mbrëmjen e 23 shkurtit 2012.

Dy vëllezërit, Florian dhe Olsi Lamçe, e kanë thërritur atë me telefon duke e nxjerrë jashtë banesës, nga ku më pas e kanë vrarë me dy plumba.

Autorët arritën të fshehin mjaft prova të vendit të ngjarjes, përfshirë edhe gëzhojat, si dhe telefonin celular të viktimës.

Në fund të gjykimit Florian Lamçe u dënua me 3 vite burgim si personi që kishte fshehur provat në vendngjarje, ndërsa vëllai i tij, Olsi Lamçe, u dënua me 22 vite burgim për akuzën e vrasjes me paramendim.

flor qorri3

I gjithë konflikti që solli më pas vrasjen ndodhi për një shumë prej 300 mijë lekësh të vjetër.

Asokohe Cani i ka pasur miq dy vëllezërit dhe u kërkoi ndihmë që t’i merrnin borxhin një biznesmeni, i cili kishte kohë që nuk ia kthente Canit. Dy vëllezërit pranuan, ku në këmbim Cani u kishte premtuar se do t’u jepte 300 mijë lekë të vjetër.

Këtu ka nisur edhe konflikti mes biznesmenit dhe dy vëllezërve, të cilët mësuan se pasi e kishin kërcënuar biznesmenin që t’i jepte lekët Canit, ky i fundit i kishte marrë paratë dhe nuk i kishte dhënë premtimin dy vëllezërve. Këta të fundit në muajin shkurt të vitit 2012 e thërrasin poshtë banesës së tij dhe e vrasin pronarin e disko “Tekila”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura