Vrasja e dyfishtë në Kavajë/ Zbulohet dinamika e ngjarjes, Altin Rexha u qëllua në sy të fëmijës së tij të mitur, viktimat u takuan për…

Mar 29, 2023 | 20:46
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Kavajës, ku dy persona mbetën të vdekur.

Dy personat vranë njëri tjetrin, pas një sherri të mëparshëm që kishin pasur me njëri-tjetrin.

Viktima mbetën Edmond Gosa dhe Sali Rexha, të cilët u takuan për t’u sqaruar me konfliktin e mëparshëm, por duket se situate është agravuar dhe Edmond Gosa ka qëlluar me thikë Altin (Sali) Rexhën, teksa ky i fundit ka qenë bashkë me fëmijën e tij të mitur.

Ndërkohë pasi ka mbetur i plagosur, Rexha ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të Gosës, të cilin e kanë kapur 3 plumba në bark.

Ambulanca pasi ka mbërritur në vendngjarje, i ka marrë të plagosurit për ti çuar në spital, por fatkeqësisht asnjë prej tyre nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura