Vrasja e Bledar Tërpollarit, arrestohet një 27-vjeçar shqiptar

Jul 1, 2016 | 20:50
SHPËRNDAJE

Ka shkuar në katër numri i të dyshuarve për vrasjen e shqiptarit Bledar Tërpollari. Policia greke ka arrestuar një tjetër person, i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasjen makabër të ndodhur rreth dy muaj më parë.Terpollari

Mësohet se i dyshuari i katërt është Vidion Gogaj, 27 vjeç, i arrestuar më parë në Igumenicë, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Përveç tij, në Igumenicë janë burgosur edhe Emiljano Nana, 28 vjeç dhe Pajtim Jaupi 28 vjeç, të dy nga Tepelena, ndërsa në kërkim vijon të jetë Krenar Terpollari, 27 vjeç nga Backa e Skraparit, kushëri i viktimës.

Bledar Terpollari, 26 vjeç, u vra e iu pre koka në Gliki të Igumenices, në 9 maj, për larje hesapesh për trafikun e drogës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura