Vrasja brutale e George Floyed/ Publikohen detaje prekëse nga vdekja e afro-amerikanit, ja amaneti që u la efektivëve

Jul 9, 2020 | 19:20
SHPËRNDAJE

Vrasja në mënyrë brutale e George Floyed nga një oficer, irritoi popullin amerikan, i cili u ngrit në protesta të dhunshme shpesh herë, për ditë të tëra.

geprge

Por së fundmi detaje të reja janë publikuar nga vdekja e afro-amerikanit. “The Guardian” raporton se në Shtetet e Bashkuara janë publikuar dokumente që tregojnë detaje të hollësishme të momenteve të fundit të jetës të 46-vjeçarit.

Mësohet se përpara se të mbyllte sytë, Floyd  ka përmendur nënën dhe fëmijët e tij, duke i lënë dhe amanet policit që t’u thotë se i do shumë.

“Thuaji fëmijëve të mi që i dua. Unë jam i vdekur”, kishte thënë Floyd në momentet e fundit të jetës.

Po ashtu, mësohet se ai u ka thënë oficerëve edhe se ishte infektuar nga COVID-19 dhe se ishte klaustrofobik.

Videoja ku Floyd i lutej policëve për ndihmë ka bërë xhiron e rrjetit dhe nxiti më pas edhe protestat e dhunshme në SHBA.

“Unë jam klaustrofobik. Më dhemb stomaku. Qafa ime më dhemb. Gjithçka më dhemb. Kam nevojë për ujë ose diçka tjetër, ju lutem. Ju lutem? Nuk mund të marr frymë oficer”, ka thënë ai.

Efektivi Derek Chauvin u arrestua në 29 maj, katër ditë pas vdekjes së Floyd dhe u akuzua për vrasje të shkallës së dytë. Sakaq tre ish-oficerë të tjerë të policisë në Mineapolis, janë akuzuar si bashkëfajtorë në këtë rast.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura