Vota për emigrantët/ Berisha publikon denoncimin e organizatës së Diasporës: Jemi kundër krijimit të një zone të 13-ë zgjedhore

May 27, 2022 | 16:47
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për të drejtën e votës të emigrantëve shqiptarë si dhe propozimin e disa përfaqësuesve të partive politike për krijimin e një zone zgjedhore të 13-të.

Sali-Berisha

Berisha ka publikuar në profilin e tij në Facebook, deklaratën e Diasporës për Shqipërinë e Lirë e cila shprehet kundër këtij propozimi.

Ish-kryeminiustri thotë se ky është një propozim nga Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha për një zonë të veçantë elektorale që është antikombëtare.

Postimi i Sali Berishës:

Organizata Diaspora per Shqiperine e lire denoncon me nje deklarate te veçante propozimin Balla-Alibasha per nje zone te veçante elektorale si antikombetar. Ketu me poshte keni deklaraten e kesaj organizate.

Deklaratë për shtyp – Vota e Shqiptarëve me vendbanim jashtë Shqipërisë.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DPSHL) përshëndet KQZ-në dhe OSBE-në për konferencën e organizuar me temë “Votimi nga jashtë, koha është tani” të datës 24 Maj 2022, ku lëvizja u përfaqësua nga tre prej anëtarëve të saj.

Në këtë konferencë, Bledar Milaqi, bashkëthemelues dhe sekretar i përgjithshëm i DPSHL- së, ritheksoi domosdoshmërinë e mosmohimit dhe të mostjetërsimit të votës së shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Ndërsa detajet teknike dhe modalitetet në lidhje me këtë temë jetike për të ardhmen e demokracisë shqiptare mbeten për t’u diskutuar, DPSHL-ja ka ndjekur me shqetësim propozimin e disa përfaqësuesve te partive politike për krijimin e një zone zgjedhore të 13- të, me 5 deputetë të rezervuar për diasporën.

Lëvizja deklarohet kategorikisht kundër këtij propozimi i cili dobëson peshën e votës së diasporës dhe tenton të zvogëlojë dhe qendërzojë influencën e mbi 1.4 milion shqiptarëve të diasporës të cilëve kushtetuta u garanton të drejtën e votes.

Ka një dhe vetëm një votë, të barabartë për të gjithë.

Çdo propozim që synon të shpërfytyrojë qëllimin dhe të drejtën e votimit nga jashtë te shtetasve shqiptar, do të përballet me rezistencë nga Lëvizja jonë dhe do të luftohet me të gjitha mjetet ligjore dhe politike në dispozicion të shoqërisë civile! Vota jonë ka peshë!

832805d7-f54b-428e-a334-70e64347b636

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura