Vonesa e pagave të pedagogëve, Rektori Koni ndryshon mendje për fajtorin: Shkak është…

Feb 11, 2018 | 19:46
SHPËRNDAJE

Arsye dhe argumentime te ndryshme ka dhënë rektori i Universitetit të Tiranes, Mynyr Koni, lidhur me problemin e madh per pedadoget e UT-se, te cilet nuk kane marre pagat, nderkohe qe kane kaluar 11 dite nga data e caktuar.

mynyr koni

Nderkohe qe dje ne reagimin zyrtar ne faqen e tij ne FB, Koni, ne pergjigje te shqetesimit, qe nuk eshte edhe aq thjesht, vetem financiar, rektori ka fajesuar direkt Bordin e Administrimit dhe Administratorin e Universitetit per mosceljen e fondit, ne emailin zyratr qe u ka derguar anetareve te Senatit te UT-se, jep nje tjeter shkak; një akt nenligjor që pritet te miratohet.

Email-i që rektori Koni u ka dërguar anetërave të Senatit të UT-së

Të nderuar Kolegë,

Në lidhje me moskalimin e pagave të muajit Janar (nisur nga shqetësimet e disa kolegëve që më informuan), pas komunikimit me strukturat pranë MASR, ju bëj me dije se arsyeja e vonesës së pagave në të gjitha Instiutcionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri është pregatitja e një akti nënligjor që pritet të miratohet deri në mesin e javës tjetër.

Sapo të dalë ky akt nënligjor strukturat përgjegjëse do të bëjnë menjëherë veprimet për kalimin e pagave.

Ju uroj një fundjavë të mbarë.

Prof.Dr. Mynyr Koni
Rektor
Universiteti i Tiranës
Adresa: Sheshi “Nënë Tereza”, Rektorati i UT, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 2228402/Fax: +355 4 22 39 81
www.unitir.edu.al

Deklarata e djeshme e Konit dhe ke beri pergjegjes 

“Të nderuar kolegë dhe punonjës të Universitetit të Tiranës!

Jam shumë i shqetësuar në lidhje me mospagesën për punën tuaj të kryer për muajin Janar 2018. Ky është një veprim i paprecedentë nga autoritetet përgjegjëse të ngarkuar me ligj, Bordi i Administrimit dhe Administratori i Universitetit.

Në pritje të daljes të një akti nënligjor, kjo ka bërë të mundur që të bllokohet transferta e pakushtëzuar për Institucionet e Arsimit të Lartë publik.

Në këto kushte, Bordi i Administrimt duhet të kishte çelur fondin për pagat nga të ardhurat e institucionit. Kështu që në Universitetin e Tiranës, të ardhurat e trashëguara nga viti 2017 janë të mjaftueshme për çeljen e fondeve të pagave për personelin e Universitetit të Tiranës. Bordi i Administrimit të UT si dhe Administratori i UT nuk kanë vepruar në çeljen e fondit të pagave nga të ardhurat, të paktën për muajin Janar. Kjo ka bërë të mundur që punonjësit e UT të mos kenë marë pagat.

Ky veprim i BA dhe Administratorit vjen si pasojë e paaftësisë apo mosveprimi i tyre ka të bëjë me trysninë ndaj stafit akademik dhe joakademikt të UT, ashtu siç po veprohet prej një periudhe afro 8-mujore ku një pjesë e stafit të Rektoratit të UT nuk kanë marë pagat.

Në emër të gjithë punonjësve të UT, i bëj thirrje Bordit të Administrimit dhe Administratorit të çelin fondin e pagave të muajit Janar nga të ardhurat dhe të bëhet pagesa e punonjësve brenda ditës së hënë, datë 12.02.2018”, thuhet në reagimin e Konit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura