Vodhi lekët për dashnorin, gruaja: S’e doja burrin, do u nxija jetën

Sep 1, 2015 | 9:53
SHPËRNDAJE

“U martova pa dëshirën time, kisha vendosur t’ia nxija jetën familjes së burrit”. Kështu e ka nisur rrëfimin e saj para grupit hetimor 24- vjeçarja Lorena Arapi, nënë e dy fëmijëve. Prej dy ditësh ajo është arrestuar, pasi akuzohet për vjedhje në shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin dhe prindërit e tij.

Lorena Arapi, e arrestuar për vjedhje
Lorena Arapi, e arrestuar për vjedhje
Ajo ka pranuar vjedhjen e 10 milionë lekëve të vjetër, më pas edhe shuma të tjera, 1 mijë apo edhe dy mijë euro, të cilat ia ka dhënë të ish-të dashurit, me të cilin ishte ndarë rreth 6 muaj më parë. Krimi i vjedhjes është zbuluar vetëm kur nëna e re kishte zënë të dashur tjetër dhe doli natën nga banesa. Por e qara e fëmijës zgjoi gjithë familjen, të cilët më kot pritën deri në orën 05:00 të mëngjesit që ajo të kthehej.

Kjo vuri në dyshim familjarët e saj, të cilët sinjalizuan Policinë, duke hedhur dyshimet edhe për zhdukjen e parave në banesë. Pas shoqërimit, e reja pranoi se 10 milionë lekët i kishte harxhuar për të dashurin 28-vjeçar nga Berati. Ndërsa atë natë që u zbulua edhe krimi i saj, ajo ka rrëfyer se kishte dalë me një bashkëmoshatarin e saj nga Fieri.

Gjatë marrjes në pyetje, Lorena Arapi është shprehur se gjithçka e ka bërë nga dashuria për Adiol Çiflikun, (i cili është i arrestuar), por dhe për faktin që martesa me të shoqin, Ilir Arapi, ishte bërë pa pëlqimin e saj.

“Jam martuar me mblesëri dhe megjithëse kam dy fëmijë, nuk kam shijuar asnjë çast në familje. Për këtë arsye kisha vendosur t’ia nxija jetën familjes së burrit. Adiolin e kam dashur dhe ndaj kam bërë shumë për të. Isha gati që edhe të paguaja për të, siç edhe kam bërë, mjafton që ai t’u përgjigjej kërkesave të mia sa herë unë e thërrisja”, mësohet të jetë shprehur në Polici 24-vjeçarja nga Lapardhaja, nëna e dy vajzave të mitura.

Lajmi e plote nga SHPRESA DINE e lexoni ne “Panorama”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura