Vodhi 1.5 mln lekë gjatë transportit, arrestohet punonjësi i Postës

Aug 29, 2015 | 9:38
SHPËRNDAJE

Vodhi paratë që duhet të dorëzonte, arrestohet punonjësi i postës së Fushë Krujës. Sipas policisë, Hasan Guni 34 vjeç, shoqërues i vlerave monetare ka vjedhur shumën e 153.193 lekëve ( të reja), të cilat i kishte marrë në degën e postës Fushë-Krujë për t’i dorëzuar në degën e postës Krujë.

arrestimi_17Policia njofton se “gjatë rrugës për të dorëzuar paratë në Postën e Krujës ka marrë sasinë e lekëve duke lënë ambalazhin bosh”.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprë penale“Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura