“Vlera më e madhe, përçimi tek lexuesi i njohurive shkencore më të reja”- Rektori i Universitetit “Luarasi”, Et’hem Ruka promovon dy libra e rinj, profesor Fatos Tarifa: I drejtohet lexuesit si një humanist i vërtetë

Mar 6, 2024 | 15:05
SHPËRNDAJE

Rektori i Universitetit “Luarasi”, ish-deputeti dhe ish-ministri i Arsimit, Et’hem Ruka ka promovuar dy libra të tij të rinj “Takim me vetveten” dhe “Trans-humanizmi përtej njeriut”.

Fatos Tarifa

Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Universitetit Luarasi për promovimin e librave, ku ishin pranishëm edhe Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, ish kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi dhe ish-kryeparlamentarja, Valentina Leskaj, ka folur profesori Fatos Tarifa.

Profesori Tarifa u shpreh se vlera më e madhe e librit “Trans-humanizmi përtej njeriut” të rektorit të Universitetit “Luarasi”, Et’hem Ruka, është përçimi tek lexuesi i njohurive shkencore më të reja.

“Libri është i veçantë në shumë aspekte, ju e titulloni “Trans-humanizmi” por tipari i tij kryesor është humanizmi. Në këtë libër i dilni lexuesit si një humanist i vërtetë që sheh qenien njerëzore si një qenie njerëzore në transformim dhe emancipim të përhershëm”, thekson ai.

Fatos Tarifa: “Për mua është nder i veçantë të dal këtu të promovoj libra të profesor Et’hem Rukës. Duhet thënë se librat janë shumë të mirë. Njëri është autobiografik. Unë kam shkruar parathënien e librit Trans-humanizmi. Me kontributin tuaj të madh pedagogjik, akademik, në sferën e politikës, ju keni shumë më tepër impakt mbi shoqërinë shqiptare dhe mbi të rinjtë.

Ju meritoni një vend të madh nderi në atë piedestal të dijes dhe shkencës shqiptare. Keni pasur rol në pushtetin ekzekutiv, por edhe në pushtetin e dijes, e madje dija është pushteti më i madh. Ju keni pushtet të madh mbi lexuesin. Ju meritoni një vend të madh nderi në piedestalin e dijes në vendin tonë.

Libri është i veçantë në shumë aspekte, ju e titulloni “Trans-humanizmi” por tipari i tij kryesor është humanizmi. Në këtë libër i dilni lexuesit si një humanist i vërtetë që sheh qenien njerëzore si një qenie njerëzore në transformim dhe emancipim të përhershëm.

Aftësitë e njeriut, potenciali njerëzor, jo vetëm për të zgjatur limitin biologjik të jetës së tij, por edhe për ta jetuar më mirë janë të pakufishme. Kjo arrihet nëpërmjet dijes, është një forcë e madhe. Injoranca është ajo që mban të keqen në fuqi, që shkakton vrasjen, luftën, gjithçka. Megjithatë, do të thosha që për lexuesin shqiptar, sidomos për të rinjtë, librin ia adresoni studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme, edhe pse nuk është tekst mësimor, auditori i këtij libri ata duhet të ishin. Ky libër është një popullarizim i shkencës së sotme, shkencës moderne.

Nëse do të flasim për inteligjencës artificiale, që është bërë kryefjala e bisedave tona sot, çfarë duhet të kuptojmë, sa na rrezikon si qenie njerëzore, sa mund të parashikojmë zhvillimet e ardhshme, efektet e saj negative etj., ju i thoni të rinjve shqiptarë që inteligjenca artificiale po i afrohet kohës kur do të luajë një impakt në shoqërinë njerëzore dhe shkencave të së ardhmes, që ju i referoheni këtu, inteligjenca artificiale shpjegohet si një mjet që do të rrisë më shumë kapacitetet njerëzore për perfeksionim jo vetëm biologjik, por madje edhe për përmirësimin e species sonë njerëzor, si edhe intelektit njerëzor.

Libri për ata që do e lexojnë, nuk lëshohet nga dora, lexohet me shumë kërshëri, unë rrallë njoh njerëz që të jenë arsimuar në shkencat natyrore dhe të kenë këtë aftësi për të shkruar letërsi. Besoj se i tillë është edhe libri tjetër biografik, sepse kur shkruan për jetën e tij njeriu është shkrimtar. Vlera më e madhe e tij është transmetimi, përçimi tek lexuesi i të gjitha moshave i njohurive shkencore më të reja, çfarë ndodh në botën e sotme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura