Vizita e parë zyrtare e kryeparlamentares nis nga Kosova, Lindita Nikolla takon sot Glauk Konjufcën dhe Albin Kurtin

Sep 22, 2021 | 10:47
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka zhvilluar ditën e sotme vizitën e parë zyrtare jashtë shtetit, që pas marrjes së detyrë më datën 10 shtator.

Nikolla ka mbëritur në Kosovë, ku pritet që gjatë ditës së sotme të takohet me homologun e saj Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Gjithashtu në në axhdendën e publikuar nga zyra për shtyp e Kuvendit, mësohet se kryeparlamentarja shqiptare do të takohet edhe me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Në axhendë është parashikuar që të mbahet dhe një konferencë e përbashkët për shtyp mes kryeparlamentares Nikolla dhe homologut të saj në prishtinë, Glauk Konjufca.

Ndërkohë që ftesë për të vizituar Kosovën mori edhe kryeministri Edi Rama nga homologu i tij Albin Kurti, në letrën e urimit që ky i fundit i dërgoi pas marrjes së detyrës për mandatin e tretë.

Rama iu prit pozitivisht ftesës dhe pritet që takimi të zhvillohet pas mbërritjes së kryeministrit shqiptar nga New Yorku, ku ndodhet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura