Vijon aksioni për grabitësit e bankave, ku i harxhuan paratë e vjedhura

Feb 15, 2017 | 14:10
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka vijuar aksionin për kapjen e personave të tjerë në kërkim apo të dyshuar si të lidhur me grabitjen e parave të një banke të nivelit të dytë në Qafën e Kasharit të enjten e javës së kaluar.

Operacioni po vijon në Tiranë, Krujë, Fushë Krujë, Tepelenë dhe Vlorë. Mësohet se gjatë natës është gjetur një tjetër shumë nga paratë e grabitura.

839e5997-ca66-47df-ab88-6456b05b72d0

Sakaq, gjatë operacionit “Patrioti” një ditë më parë, në Vorë si provë materiale në arrestimin e autorëve të dyshuar për grabitjet e parave të bankave në “Tiranë-Rinas” policia ka sekuestruar edhe sasi të konsiderueshme parash në banesën ku kreu arrestimet.

Drejtori i Policisë së Tiranës tha dje se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale vlera monetare të konsiderueshme në valutën paund, dollarë amerikanë, kanadezë dhe australianë, euro dhe lekë shqiptare (kartëmonedha këto të deklaruara në transportet monetare të vlerave të bankave respektive). “Panorama” mësoi dje se bëhet fjalë për një shumë prej rreth 1 milion euro.

Ndërsa pjesa tjetër e parave dyshohet të jetë investuar në banesa e biznese, ndërsa një pjesë është humbur në bixhoz.

Policia e Shtetit ne nje deklarate per mediat ka njoftuar se operacioni “Patriot” ka vijuar gjatë gjithë natës në Tiranë dhe në disa qarqe.

Në Vlorë u gjetën në një ambient të jashtëm të groposura dy tenxhere me presion të mbushura me kartëmonedha Paund, Dollarë Amerikanë, Australiane, Kanadeze si dhe Euro.

Në Vorë tek servisi i familjes Murataj u gjet një kasafortë me një sasi Eurosh e Dollarë.

Kontrollet kanë vijuar në disa banesa, hotele e lokale në Prezë, Vorë, Farkë, në Vlorë, Lushnje etj.

Operacioni vijon qoftë për gjetjen e provave të tjera materiale ashtu edhe për kapjen e personave të përfshirë në këto ngjarje.

Avokatet

Teksa avokatët e 4 personave të arrestuar për grabitjen e parave të një banke të nivelit të dytë në rrugën e Rinasit kanë shprehur shqetësimin se nuk lejohen që të takojnë klientët e tyre.

Avokati i Neim Avdulajt, njërit prej të arrestuarve ka deklaruar se i kanë thënë që për të takuar të pandehurin duhet leje nga prokurori.

Katër të arrestuarit, Fation Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa që prej mbrëmjes së djeshme ndodhen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Arrestimi

Në pranga përfunduan Fation Xhyliu, 33 vjeç, lindur në Lushnjë e banues në Tiranë, ish-punonjës në SHPSF “Rogat”; Ditjon Memlika, 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, ish-efektiv në Forcat Ushtarake; Neim Avdulaj, 28 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish-ushtar profesionist në Forcat Ushtarake të Zall-Herrit dhe Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.

U shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M.A. dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre.

“Është provuar tërësisht mekanizmi dhe roli i të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këto 2 ngjarje, duke nisur nga marrja e informacionit mbi lëvizjen e eskortës, vëzhguesit dhe personat që kanë kryer goditjen me armë. Grupi hetimor vijon me intensitet punën për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm, të implikuar në këto ngjarje, por edhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale”, tha dje drejtori i policisë së Tiranës, Hodaj.

Dy grabitjet ndodhën më 3 dhjetor 2015, ku u sulmuan me armë eskorta e vlerave monetare ‘Rogat Security’, në aksin Tiranë – Rinas, në afërsi të Qafës së Kasharit dhe më 9 shkurt 2017, ku u sulmua me armë eskorta e vlerave monetare ‘Jaguar’, në aksin Tiranë-Rinas, afër universitetit ‘Epoka’”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura