Vihet në pranga administratori i firmës private, policia jep detajet: Ja pse u arrestua

Jun 10, 2020 | 9:27
SHPËRNDAJE

plehraArrestohet në flagrancë administratori i nje firme private ne Durres. Policia njofton se ka vene ne pranga një 52-vjeçar, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

Ky shtetas, i punësuar si administrator në një firmë private, është konstatuar duke hedhur një sasi të konsiderueshme me mbetje ushqimore, në lagjen nr. 14, Durrës, duke shkaktuar ndotje të ajrit.

NJOFTIMI 

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin:

R. D., 52 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, i punësuar si administrator në një firmë private, është konstatuar duke hedhur një sasi të konsiderueshme me mbetje ushqimore, në lagjen nr. 14, Durrës, duke shkaktuar ndotje të ajrit.

Materialet në ngarkim të shtetasit R. D. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura