Kryeparlamentarja Lindita Nikolla uron besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkës: Krishti u ringjall për të gjithë ne

May 4, 2024 | 19:41
SHPËRNDAJE

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, me rastin e Pashkës, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë.

lindita nikolla

Në urimin e saj Nikolla shkruan se Krishti, prej errësirës së thellë u ringjall për të gjithë ne.

“Rrugëtimi i Krishtit është më i larti  shembull i përkushtimit. Në natën e acartë të dimrit, Jezusi lindi për të gjithë ne. Në botën e trazuar ku jetoi, u shërbeu me përdëllim të gjithëve. Nga vuajtjet e shkaktuara prej zemërimit, urrejtjes dhe lëndimeve, u kryqëzua për të gjithë ne. “Me vdekje vdekjen shkeli” dhe prej errësirës së thellë u ringjall për të gjithë ne. Gëzuar Pashkën ortodokse!”, shkruan Nikolla

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura