VIDEOT PIKANTE/ Përdhunime, Blushi, Rroshi, Rama dhe një batutë e Majkos për Elvisin

Jun 7, 2016 | 8:51
SHPËRNDAJE

Çdo të dielë në orën 12.00 Panorama Online do publikojë një përmbledhje të videove më pikante të javës.

Rama Roshi

Këtë javë dy kanë qenë personazhet kryesorë të cilët kanë zënë edhe vendin më të madh në mediat online: Elvis Roshi me dorëheqjen dhe kthimin e tij si dhe Ben Blushi, i cili vijon të përplaset me socialistët në Parlament.

Ditën e dorëheqjes si kryetar i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi tha në një miting në qytet se ai e tmerron Berishën dhe Bashën, çka u prit sigurisht me duartrokitje nga të pranishmit.

Ben Blushi akuzoi Ramën se vendosi një përdhunues si kryetar Bashkie në Kavajë, ndërkohë që mun të vendoste një profesor, apo një arkitekt.

Deri ditën e publikimit të vendimit të gjykatës italiane, Edi Rama e mbrojti me fanatizëm Roshin dhe pas daljes së vendimit, të gjitha mediat iu rikthyen deklaratave të kreut të qeverisë për kryebashkiakun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura