VIDEOLAJM/ Policia Rrugore bën namin me “Drager-in”, 38 në pranga

Feb 8, 2016 | 19:29
SHPËRNDAJE

Policia Rrugore në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Policisë së Shtetit për intensifikimin e masave për kontrollin e situatës kriminale, si dhe goditjen në tërësi të paligjshmërisë.

Gjatë fundjavës janë zhvilluar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore nacionale. Kontrolle  të shumta janë zhvilluar në lokalet e natës dhe ato të lojërave të fatit.

Policia rrugore në të gjithë vendin ka ushtruar kontrolle të shumta duke përdorur Drager e Radar. Nga Policia Rrugore janë arrestuar 38 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur e për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura