VIDEOLAJM/ Kamerat në trupin e policëve, ja si funksionojnë

Feb 2, 2016 | 12:38
SHPËRNDAJE

Me synim jo vetëm rritjen e besimit të publikut tek puna e policisë së shtetit, por edhe dhënien fund të praktikave abuzive të efektivëve që marrin rryshfet, u prezantua sot projekti për vendosjen e kamerave në trupin e efektivëve të policisë.

Ministria ka treguar përmes një videoje mënyrën se si funksionojnë kamerat e vendosura në trupin e policëve, në kraharor, sup, bel ose rrip.

Ato monitojnë në kohë reale dhe po ashtu regjistrojnë, kanë kapacitet të lartë dhe memorie për regjistrimin. Gjithcka transmetohet ne sistemin qendror. Për më gjerësisht ndiqni videon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura