VIDEOLAJM/ Gazment Bardhi ‘strehohet’ te Klotilda Bushka! Shikoni si deputetja e PS i mban çadrën demokratit!

May 3, 2022 | 13:09
SHPËRNDAJE

Reshjet e shiut që binin mesditën e sotme kanë bashkuar deputetët demokratë dhe socialistë, që hynin në Kuvend për të dëgjuar video-mesazhin e Presidentit të Ukrainës Volodomyr Zelensku për Parlamentin shqiptar.

Nga pamjet e siguruara nga gazetari i Panorama, Mariglen Kume, deputeti i PD, Gazment Bardhi duket se është ‘strehuar’ në çadrën e deputetes socialiste Klotilda Bushka.

Siç shihet në këtë video, Bardhi mesa duket nuk ka pasur çadër dhe rrugës ka gjetur kolegen e kampit kundërshtar, e për t’i shpëtuar reshjeve nuk ka nguruar ta bëjë rrugën bashkë me të.

Por ajo që vihet re është se Bardhi nuk është treguar aspak kavalier për t’i mbajtur çadrën zonjës kolege të PS.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura