VIDEOLAJM/ Ambasadori i Bashkimit Evropian shfaqet në Kuvend, ndjek nga afër seancën parlamentare

Apr 18, 2024 | 17:13
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato ka shkuar në ambientet e Kuvendit për të ndjekur nga afër punimet e seancës plenare.


Nuk dihen arsyet pse diplomati evropian ka zgjedhur që të jetë i pranishëm në seancën e sotme.

Kujtojmë që sot ai ka folur shkurtimisht në lidhje me akuzat e fundit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj SPAK dhe kreut, Altin Dumani.

“Nuk mendoj se sulmet ndaj gjyqësorit janë të denja për demokracinë. Kemi folur kështu që dua ta lë me kaq“, është shprehur Gonzato.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura