VIDEO+FOTO/ Pamje nga skena e vrasjes, viktima i mbuluar me gjak! Kush ishte shqiptari Adriatik Tresa dhe si u ekzekutua në banesën e tij në Ekuador

Nov 21, 2020 | 21:46
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e bujshme në Ekuador, ku Adriatik Tresa një shqiptar i njohur në fushën e narkotikëve dhe botës së krimit në shtetin amerikano-latin  u vra ditën e djeshme në 5 të mëngjesit në banesën ku jetonte nga një sulm i organizuar me disa autorë të përfshirë.

adriatik tresa

Në videon e siguruar nga ‘Bw’ duket se si grupi i organizuar i autorëve hynë brenda të maskuar si policë për të vrarë 45-vjeçarin shqiptar.

Emri i tij shfaqet që në maj të 2013 kur u arrestua bashkë me disa të tjerë për vrasjen e një gazetari ekuadorian Fausto Valdiviezo që u ekzekutua pas 29 vitesh në  detyrë . Më pas ai u hetua për pastrim parash teksa kanë tentuar edhe ta rrëmbejnë.

Po ashtu ai është dënuar për 13 muaj për armëmbajtje pa leje teksa ishte nën hetim prej kohësh për trafik droge. Tresa ishte i lidhur me një ekuadoriane nga të cilat përfitonte letrat e qëndrimit.

LEXO EDHE:

Kriminelë të veshur si policë ekzekutojnë me gjashtë plumba shqiptarin brenda rezidencës. Dyshohet se…

 

i shtrire

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura