Kriminelë të veshur si policë ekzekutojnë me gjashtë plumba shqiptarin brenda rezidencës. Dyshohet se…

Nov 20, 2020 | 20:04
SHPËRNDAJE

Një shtetas shqiptar i identifikuar si Trisas u vra herët këtë të premte në një zonë rezidenciale në rrugën León Febres-Cordero, sektori La Aurora të Ekuadorit.

whatsapp_image_2020-11-20_at_09.42.08

Krimi u regjistrua në orën 05:00 dhe, sipas raporteve të para, rojet ishin nënshtruar nga burra të armatosur që më vonë mbërritën në shtëpinë ku jetonte i huaji.

Vrasësit ishin veshur si policë, tha prokurori Walter Jaramillo.

Viktima mori të paktën gjashtë të shtëna pushke, shtoi zyrtari.

I ndjeri sipas mediave vendase ka histori të shkuar kriminale, pasi ka qenë në burg deri vitin e kaluar dhe ishte i dyshuar për vdekjen e një shqiptari tjetër.

Mediat lokale nuk japin detaje të tjera rreth ngjarjes së rëndë.

21212

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura