VIDEO/ Zelensky i drejtohet sot Kuvendit të Shqipërisë, mbërrin në ambientet e parlamentit ambasadori ukrainas

May 3, 2022 | 12:42
SHPËRNDAJE

Ka mbërritur në ambientet e Kuvendit ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov.

Shukrov do të asistojë në fjalën që Presidenti i Ukrainës Violodymyr Zelensky do të mbajë ditën e sotme në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Siç është paralajmëruar nga Kuvendi, seanca e posaçme do të nisë në orën 13:00 dhe presidenti ukrainas do të mbajë fjalën e tij përballë ligjvënësve shqiptarë nëpërmjet platformës “ZOOM”.

Pas shumë mesazheve të dërguara në parlamentet e vendeve më të fuqishme të globit, Zelensky ka zgjedhur që t’i adresohet dhe vendeve më ët vogla, ku në listë këtë të martë është edhe Shqipëria.

zelensky kuvend shqiperi rel

Krahas fjalimeve përballë ligjvënësve në SHBA, Kanada, Britaninë e Madhe dhe Itali, në përpjekje për t’i treguar botës dhimbjen e Ukrainës, Zelensky ka nisur dhe pritjen e vizitave të krerëve më të lartë botëror në zyrën e tij në kryeqytetin ukrainas, pas çlirimit të Kievit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura