VIDEO/ Zbulohet identiteti, ja kujt iu vendos tritol në banesë

May 31, 2016 | 17:27
SHPËRNDAJE

Një shpërthim me eksploziv ka tronditur orët e parë të mëngjesit të sotëm kryeqytetin. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Margarita Tutuani” rreth orës 01:30, në katin e pestë të një pallati.


Shpërthim në një banesë tek Tirana e Re… by gazeta-panorama

Paraprakisht raportohet se nuk ka të lënduar nga shpërthimi, por vetëm dëme materiale. Polica ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit. Të njëjtat burime thonë se nga shpërthimi është dëmtuar edhe ashensori i pallatit, dyer e dritare.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë. Tritoli u vendos në derën e apartamentit të shtetasit Naim Kaçorri, ish-drejtor i Postës në Peshkopi.

Në momentin e shpërthimit në korridor ka qenë dhe një banore e pallatit e cila nga forca shpërthyese është përplasur pas një dere dhe është rrëzuar bashkë me të

Sakaq, policia ka marrë në pyetje pronarin e banesës ku iu vendos tritoli, i cili ka deklaruar të mos ketë konflikte me asnjë person. Po ashtu janë pyetur edhe banorët e pallatit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura