VIDEO/ Vijon qëndresa tek Teatri, nis mbledhja e firmave për peticionin. Në takim dy deputetë të PD

Jul 1, 2018 | 19:26
SHPËRNDAJE

Artistë të shumtë, që janë shprehur kundër  shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, të mbështetur nga qytetarë, por dhe nga deputetë kanë vijuar mbledhjen e firmave.

Peticioni synon mbledhjen e firmave për të shpallur Teatrin Kombëtar.

Në këtë takim kanë qenë dhe dy deputetët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Romeo Gurakuqi.

Tabaku në fjalën e saj tha se po zhduket çdo gjë he po shihet.

Ndërsa deputeti tjetër Romeo Gurakuqi, deklaroi se  ai kishte shkuar në takim për të mbrojtur pronën publike.

“Një grup i caktuar politik, për interesa të caktuara po tenton ta shpronësojë.  Në asnjë vend në botë një qeveri nuk ka marrë për të transformuar pronën publike për t’ia dhënë privatit.”, ishte kjo një pjesë e fjalës së deputetit Gurakuqi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura