VIDEO/ U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që donte të…

May 8, 2024 | 14:46
SHPËRNDAJE

Një burrë nga Ukraina i veshur si grua dhe mbante pasaportën e motrës, është arrestuar ndërsa tentoi të largohet nga vendi i tij.

ukrainasi

44-vjeçari u ndal në kufi me Rumaninë nga policia kufitare e Ukrainës, pasi u është dukur i dyshimtë për shkak të fizikut të tij.

Ata gjithashtu dyshuan se ai po tentonte t’i shmangej rekrutimit.

Sipas ligjeve aktuale në fuqi në Ukrainë, burrat e moshës 18 deri në 60 vjeç u ndalohet të largohen nga vendi, dhe në vend të kësaj pritet të regjistrohen në ushtrinë ukrainase për të luftuar rusët.

Burri i grimuar, i cili quhet Sergei nga qyteti qendror i Ukrainës, Zolotonosha, kishte vendosur në kokë një paruke të zezë të lidhur me një shami të bardhë, një fund të zi deri tek gjuri dhe një bluzë të gjelbër.

Në një postim në rrjetet sociale, policia kufitare ukrainase ka shkruar se “Sergietta” kishte planifikuar një udhëtim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura