VIDEO/ Tensione dhe tymuese, AK bllokon rrugën e plazhit në Durrës

Apr 10, 2016 | 10:17
SHPËRNDAJE

Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar një protestë ditën e sotme në Durrës, duke bllokuar rrugën e plazhit, e cila është nën rikonstruksion nga ana e Bashkisë.

Pamje nga protesta e sotme e AK
Pamje nga protesta e sotme e AK

Ishin 300 aktivistë ata që kanë çarë pengesat e vendosura nga Bashkia Durrës dhe kanë bllokuar rrugën duke hedhur edhe bomba tymuese.


Protesta e AK-se ne Durres by gazeta-panorama

Sipas AK-së, kjo është një vjedhje që bëhet çdo vit në Durrës, “kur në dimër rrugët qepen dhe në verë shqepen”.

Situata u tensionua kur u përdorën bombat tymuese, ndërsa policia ndërhyri për të qetësuar situatën.

13000597_10207314319913830_1432796290_o 12986617_10207314319233813_2096812500_o 12970645_10207314319313815_1665639969_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura