VIDEO/ “Të q**** mamanë shqiptare”, mediat serbe zbulojnë fjalët e Arnautoviç pas golit

Jun 13, 2021 | 22:26
SHPËRNDAJE

Episodi i ndodhur në ndeshjen Austri-Maqedoni e Veriut ka bërë xhiron e mediave ballkanasve ku protagonist u bë sulmuesi austriak Marko Arnautoviç dhe mbrojtësi shqiptar, Egzon Bejtullai.

arnautovic
Në një duel për topin, Bejtullai e përplasi keq sulmuesin austriak dhe e dëmtoi. Ky i fundit u bë protagonist duke shënuar golin e tretë për kombëtaren e tij dhe të nokautit për Maqedoninë e Veriut.

Në festën e golin, Arnautoviç ka sharë Bejtullain nga mamaja duke ju drejtuar me fjalët ‘’Të q**** nënën shqiptare’’. Në momentin e festimeve të golit, ndaj shokut të skuadrës reagoi dhe kapiteni i Austrisë, Davide Alaba i cili tentoi t’i mbyllte gojën sulmuesi Arnautoviç.

Rasti në fjalë është bërë publik nga mediat serbe e cila me shumë mundësi do të merret parasysh dhe nga UEFA e cila nuk i lejon thirrjet etnike në fushën e lojës. Marko Arnautoviç është futbollist me origjinë serbe, por që përfaqëson Austrinë në nivel kombëtaresh.

Goli i realizuar nga Arnautoviç on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura