VIDEO/ Stërvitje në tarracën e shtëpisë, Goxhaj i Bylisit: E vërteta për Tiranën dhe ngacmimet ndaj Partizanit

Mar 26, 2020 | 15:22
SHPËRNDAJE

Jurgen Goxhaj ka rezultuar një prej afrimeve më të goditura të Bylisit në merkaton e verës së vitit 2019. Përveç momentit kur u pezullua nga Komisioni i Disiplinës dhe mungoi në pesë ndeshje, lojtari polivalent ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për ballshiotët, madje duke bërë edhe golashënuesin. I aktivizuar më tepër në qendër të mbrojtjes, ai ka shënuar deri më tani katër gola.goxhaj

Në këtë moment, kur të gjithë janë të izoluar, 27-vjeçari tregon në një intervistë për “Panorama Sport” si po e kalon periudhën e karantinës. Ai sqaron edhe të vërtetën e tifozllëkut për Tiranën dhe ngacmimi që i bëjnë tifozët e Bylisit për fanellën e kuqe, një ngjyrë që simbolizon edhe klubin e Partizanit.

Jurgen, me çfarë po merreni aktualisht?

Jam duke qëndruar afër familjes. Po stërvitem gjithashtu, por duke qenë shumë i kujdesshën dhe zbatuar orarin…

Çfarë do të thotë ky ngujim për një futbollist dhe si është të stërvitesh vetëm?

Unë kam vite që luaj futboll dhe kam pasur fatin që të drejtohem nga trajnerë shumë të mirë. Që do të thotë se kam mësuar prej tyre dhe tashmë punoj me një plan, nisur edhe nga eksperienca që kam.

Më shumë stërvitje force apo ke kushte edhe për të bërë me topin?

Kam gjetur kushte. Madje kam punuar me topin në një ambient shumë të veçantë në tarracë. Ndërsa vrapimet në mëngjes herët i bëj anës detit.

Kush të mungon më shumë nga ekipi?

Të them të drejtën shkoj shumë mirë me të gjithët, sepse kam tipin e tillë. Por, Donald Mëllugja më mungon më tepër, sepse e kam shok dhome. Gjithashtu njihem më përpara me të, por edhe me Valentino Muratajn shkoj shumë mirë.vv bv

Jeni etiketuar si tifoz i Tiranës, por mbani veshur fanellën e Bylisit, që ka të njëjtën ngjyrë si atë të Partizanit…

Normalisht që e respektoj uniformën e skuadrës ku luaj. Por, më duhet të pranoj se jam tifoz që i vogël me Tiranën. Thjesht, edhe ngacmimet që bëj, janë me nota humoristike. Me këtë rast ju them se jo gjithnjë duhet të merren për ters. Kjo është një nga bukuritë e futbollit.

Mesazhi juaj për këtë situate që po kalon vendi?

Të qëndrojmë larg njëri-tjetrit fizikisht, por me zemër afër për një të nesërme të shëndoshë. Uroj sa më shumë fat për miqtë dhe shokët e mi.

ERJON SALIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura