VIDEO/ Rama sqaron të vërtetën e kazinove: Nuk ka asnjë lëshim dore, është hapur vetëm një…

Sep 29, 2020 | 14:37
SHPËRNDAJE

Lajmin për hapjen e kazinove, kryeministri Edi Rama e quan një fake news. Gjatë komunikimit me gazetarët, kreu i qeverisë tha se qeveria nuk është tërhequr nga vendimi për bixhozet.

Sipas kryeministrit në ligjin ekzistues thuhet që kazinotë janë vetëm në hotelet me 5 yje dhe në zona strategjike.

“Dua ta mbyll me një gjë. Është përhapur një fjalë gjithandej, që këtu janë rihapur kazinotë dhe bixhozi. Kjo është gënjeshtër. Nuk ka asnjë hapje bixhozi në Shqipëri. Nuk ka asnjë lëshim dore për të dhënë licence, është hapur vetëm një procedurë specifike, e cila lidhet me përfundimin e afatit të licencës së të vetmes kazino që ka qenë prej shumë vitesh në Tiranë dhe duke pritur që cilido qoftë të ofertojë nëse ka ofertë për të bërë në një zonë të caktuar. Në ligjin ekzistues kemi të drejtën e kazinove vetëm në struktura me 5 yje, ose kazino të veçanta në zona strategjike për zhvillim dhe për turistët. Gjë që nuk e kemi ushtruar masivisht dhe nuk do ta ushtrojmë masivisht. Nuk ka hapje kazino. Hotelet me 5yje po. Është në ligjin specifik. Në rast kërkese marrin vetëm brandet ndërkombëtare nuk ka kthim prapa në këtë pikë”, u shpreh kryeministri.

Sipas tij, ajo që po e shqetëson është përdorimi online i bixhozit.

“Jemi të shqetësuar për fenomenin e përdorimit të online. Sic ndodh në të gjitha vendet. Jemi duke menduar se cfarë do të bëjmë. Por nuk bëhet fjalë për diçka të tillë. Është fake news, më fake news nuk ka”, tha Rama.

 “S’do ketë pagë minimale nën 30 mijë lëkë”-Rama publikon shifrat: Ja sa qytetarë kanë mbetur të papunë nga pandemia. Kush është qëllimi ynë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar për herë të parë shifrat e personave që  kanë mbetur të papunë nga pandemia. Kreu i qeverisë tha se janë ende 13 mijë persona, të cilët kanë humbur vendin e punës dhe janë të  papunë.

Sipas Ramës, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria ka humbjen më të vogël.

“Dua të them se një ditë para tërmetit projeksionet e 2020 për ekonominë shqiptare ishin pozitive. Duke iu referuar shifrave zyrtare dhe të konfirmuara nga institucionet financiare me shkrim në raportet papunësia, e cila për vitin 2019, statistikë e BB, ishte më e ulëta në rajonin tonë me 11%. Pritej të shkonte edhe më poshtë. Borxhi nën 65%, investimet e huaja dhe turizmi do të kishin një impakt të shtuar, por gjithçka ndryshoi me tërmetin e parë të 26 nëntorit dhe me tërmetin e dytë, virusin.

Sot ne kemi një shifër të saktë kemi 13 mijë persona të parintegruar nga rreth 33 mijë që e humbën vendin e punës. Po flas për persona të regjistruar. Krahasuar me vendet e tjera besoj se hyjmë tek vendet që kemi humbur me pak. Mjafton t’ju them që jemi sot në kushtet kur numërohen gati 1 mln minus në Rumani, apo në Kosovë shifra zyrtare është 45 mijë. Bullgaria rreth 100 mijë. Këto nuk janë për të thënë që jemi përballë ndonjë çudie, por për të thënë që duam t’i ri punësojmë sa më shpejt ata që ishin në punë të ripunësohen. Qëllimi është që në harkun e një viti ne ta tejkalojmë nivelin e shkurtit të këtij viti”, tha kryeministri.

Edhe njëherë Rama përsëriti se nuk do të ketë pagë minimale më të ulët e 300 mijë lekë të vjetra”

“Ky i shkurtit është niveli më i ulët i papunësisë. Duke thënë  këtë nuk harroj të them që ne kemi një sfidë. Raporti mes vendit të punës dhe pagës. Patjetër duhet të atakuar me rritjen e pagës minimale gjë që do ta bëjmë në javët në vijim sic e kemi premtuar. Pra nuk do të ketë pagë minimale nën 300 mijë lekë të vjetra”, u shpreh kreu i qeverisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura