VIDEO/ Ruçi i tregon vendin Berishës, i ndërpret fjalën. Debati në seancë

Sep 12, 2017 | 18:17
SHPËRNDAJE

Nuk do të jetë më i ‘privilegjuar’ në Kuvend, ish-Kryeministri Sali Berisha. Sapo ka mbaruar minutazhi i vënë në dispozicion, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci i ka ndërprerë fjalën, duke i kujtuar se nuk mund të vazhdojë të flasë më tej.

berisha

“Koha mbaroi zoti Berisha, ulu, asnjë sekondë, të lutem zoti Berisha”- i është drejtuar Ruçi, Berishës.

Berisha vazhdoi të replikonte nga foltorja e Kuvendit, por Ruçi nuk është tutur.

”Ulu mos e tepro, as në planin etik, as etik, as procedurial, ulu e mos i gënje kolegët e tu se i merr në qafë ashtu”- tha Ruci.

Nga vendi kanë folur deputetet demokrate Flamur Noka dhe Edi Paloka, te cilet i kane kerkuar Ruçit që Berisha të marrë nga koha e tyre e fjalës, por një gjë e tillë nuk është pranuar.

Pas kësaj, fjalën në Kuvend e ka marrë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa.


ruci berisha by panoramaon

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura