VIDEO- Rama me dy standarde/ Propagandë kundër ndërtimeve pa leje, por lejon kullën me 16 kate në mes të shëtitores “Taulantia” në Durrës

Sep 12, 2022 | 16:56
SHPËRNDAJE

Një kullë plot 16 kate ka filluar të ngrihet në bregdetin e Durrësit, duke zënë një pjesë të mirë të shëtitores ‘Taulantia’ dhe shumë pranë detit.

Durres-Rama-taulantia-711x450

Nuk dihen kriteret që ka patur parasysh Rama dhe KKRRT për dhënien e lejes për një hotel 16 katesh në rërë e në det, që do t’i marrë frymën edhe më shumë qytetit.

Rama ka firmosur një leje për ndërtim në bregdet, ndërsa ne media trumbeton me te madhe lufte ndaj ndërtimeve në rërë e det. Mesa duket, me shumë gjasa rikonstruksioni i shëtitores ‘Taulantia’ qe kushtoi rreth 9 mln euro nga taksat e qytetarëve e qe u tha se do te ishte ne shërbim të tyre, do të vihet ne funksion të godinës gjigande, ndaj jo pa qellim janë investuar aty miliona euro. Projekti mesa duket është shume i rëndësishëm për qeverinë pasi zhvilluesi mori si me magji statusin e investitorit strategjik nga qeveria Rama.

Godina që sapo ka filluar të ndërtohet do te ketë 3 kate nëntokë dhe 16 mbi tokë, ku katet e para do të jenë kryesisht njësi shërbimi dhe salla konferencash, ndërsa katet e tjera hoteleri.

Projekti ne fjale është reklamuar si një perspektivë e re për zhvillimin e turizmit elitar në Durrës, por nuk asnjëherë përmendet fakti se ai do të jetë shumë pranë detit duke gllabëruar rërën dhe shëtitoren, të cilat duhej te ishin ne funksion te qytetareve. Ky projekt vjen kundër filozofisë që trumbeton qeveria, për luftë pa kompromis ndaj ndërtimeve në bregdet, por edhe këtë herë duket se Rama dhe qeveria e tij punojnë me dy standarde. /BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura