VIDEO/ Policia bën ‘kërdinë’, arreston 12 shoferë, ndëshkon shumë të tjerë. Ja pse

Sep 14, 2018 | 13:15
SHPËRNDAJE

Plot 12 shofere jane arrestuar ne flagrance, nderkohe qe dhjetera te tjere jane ndeshkuar per shkaleje te ndryshme qe kane bere ne qarkullim.

rrugore

“Policia Rrugore e Tiranës, në bazë të analizave te bera për shkaqet e aksidenteve të ndodhura më parë si dhe evidentimin e njollave të zeza, ka hartuar një tjetër plan operacional “Tispol Shtator 2018”, për parandalimin e aksidenteve rrugore”- njofton policia.

Njoftimi 

Nisur edhe nga fakti që jo vetëm ne rrugët urbane por edhe ne disa rruge Interurbane te kryeqytetit po kryhen punime, ka nje fluks te shtuar trafiku dhe per kete arsye shume drejtues mjetesh kryejnë manovra të gabuara në rrugë, si parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave të lejuara, pozicionime te gabuara ne korsite e levizjes, mos përdorim te rripit te sigurise, kaskës mbrojtëse, përdorim të celularit gjet drejtimit të automjetit, shkelje të semaforit dhe mos dhënie përparësie këmbësorëve në vijat e bardha etj,

Gjatë 24 orëve të fundit Policia Rrugore e Tiranës, ka evidentuar një numër të konsiderueshëm shkeljesh administrative per te cilat ka perpiluar edhe procesverbalet perkatese me qellim adresimin e tyre per shqyrtim dhe gjykim ne Organin Administrativ Shteteror, ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane, konkretisht jane konstatuar dhe ndeshkuar :

– 25 drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejuara

– 18 leje drejtimi te pezulluara për drejtim mjeti nen efektin e alkoolit.

– 35 drejtues mjetesh per mosperdorim te rripit te sigurimit

– 12 për shkelje të semaforit

– 25 drejtues mjetesh per parakalim te gabuar

– 67 drejtues motomjetesh per mosperdorim te kaskes mbrojtese

Gjithashtu ne funksion te kontrolleve, jane arrestuar ne kushtet e flagrances 12 shtetas, nga te cilet 6 per drejtim mjeti ne gjendje te dehur, 4 per drejtim mjeti te pa pajisur me leje drejtimi, 1 per korrupsion aktiv ndaj funksionareve qe ushtrojne funksione publike dhe 1 per falsifikim te dokumentave zyrtare.

Policia Rrugore e Tiranës nisur edhe nga fakti se me fillimin e javës që vjen do ketë fluks akoma më të rënduar pasi nis procesi mësimor 2018-2019, apelon që prindërit qe shoqërojnë fëmijët në shkolla të përdorin mjetet e transportit publik, per te shmangur ngarkesen e trafikut dhe të tregojnë kujdes gjatë kalimit nga njëri krah i rrugës në tjetrin, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë së jetës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura