VIDEO- “Përbën rrezik për interesat kombëtare nëse i lihet në dorë…”/ Çështja e detit në Hagë, Basha: Urgjentisht të nisë faza paraprake

Oct 22, 2020 | 13:26
SHPËRNDAJE

Lideri i PD-së, Lulzim Basha kërkon që të nisë urgjentisht faza paraprake për ta çuar çështjen e detit në Hagë, teksa thekson se qëndrimi i PD prej 10 vitesh ka qenë dhe është që kjo çështje duhet trajtuar nga organet e drejtësisë ndërkombëtare.

Por kreu i PD, thotë se tani nuk është momenti i duhur për këtë, pasi qeveria aktuale sipas tij s’ka legjitimitet dhe madje nuk është as e përgatitur.

“Nëse i lihet në dorë Ramës kjo fazë, përbën rrezik të interesave kombëtare”, theksoi Basha.

“Prej 10 vitesh pas vendimit të GJK, pikëpamja ime ka qenë që duhet trajtuar nga organet e drejtësisë ndërkombëtare. Urgjentisht duhet faza paraprake se duhet punë shumë e madhe. Ky nuk është moment i përshtatshëm. Kjo qeveri s’ka as legjitimitet, madje as përgatitje, madje referuar dhe deklarimeve të kryeministrit kjo përbën rrezik për interesat kombëtare nëse i lihet në dorë. Faza paraprake është punë shumë voluminoze. Kjo çështje duhet trajtuar nga drejtësia ndërkombëtare, por duhet që ky hap të ndërmerret nga një qeveri legjitime. Procesi para këtij hapi është shumë voluminoz, në çdo aspekt”, tha Basha.

“FMN të dhëna tronditëse për Shqipërinë”/ Basha: Rama nuk lodhet së gënjyeri, por ta harrojë që unë…

Teksa i referohet raportit të FMN-së, kryetari i PD, Lulzim Basha thotë se të dhënat për Shqipërinë janë tronditëse. Në bashkëbisedim me gazetarët, Basha thotë se e vetmja shifër që qeveria raporton janë gjobat për ata që nuk mbajnë maskë.

Sipas tij, qeveria nuk ka dhënë asnjë ndihmë për qytetarët që kanë humbur vendet e punës, por edhe për bizneset.

“Ditën e djeshme FMN ka komunikuar të dhëna tronditëse sa i përket braktisjes që qeveria i ka bërë qytetarëve dhe Shqipërisë.

Raporti i FMN tregon se Shqipëria ka investuar vetëm 0.86% për tu përballur me pandeminë dhe pasojat ekonomike të pandemisë. Është vendi i fundit në Evropë.

E vetmja shifër që qeveria raporton janë gjobat për ata që nuk mbajnë maskë. Testimet më të ulëta në Evropë, financimi për shëndetësinë dramatikisht më i ulëti në rajon. Ndihma për  biznesin zero dhe për familjet që kanë humbur vendet e punës zero.

Rama nuk lodhet së gënjyeri, së premtuari dhe pastaj nuk lodhët së shkeluri premtimet. Po ta harrojë ai që unë do lodhem duke dalë ditë për ditë derisa të largohet”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura