VIDEO/ Pamjet shokuese, dy persona therin një 35-vjeçar në mes të ditës

May 25, 2016 | 15:25
SHPËRNDAJE

Momenti shokues kur dy persona therin një 35-vjeçar, është filmuar nga kamerat e sigurisë duke tronditur kështu Dublinin (kryeqytetin e Irlandës).
Gareth Hutch ishte duke u futur në makinën e tij të cilën e kishte të parkuar, por enda pa mbyllur derën dy persona i janë afruar dhe e kanë qëlluar disa herë me thikë duke e lënë të vdekur.

Sipas mediave britanike thuhet se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur si pasojë e një hakmarrjeje, pasi familja Hutch ishte prej kohësh në sherr me familjen Kinhan.
Ngjarja e ndodhur në Dublin i ka alarmuar të gjithë dhe policia është vënë në ndjekje të dy autorëve të krimit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura