Video/ “O flamur tu gëzoftë zemra, kush s’të donë i plastë…”, ja ç’ndodhi gjatë fjalimit të Albin Kurtit

Oct 6, 2017 | 20:04
SHPËRNDAJE

Një “incident” është shënuar sot kur ish-kreu i Vetëvendosje Albin Kurti pol fliste në Malishevë.

Kurti teksa ndodhej në podiumin e sallës së kulturës “Tahir Sinani”, pas shpinës së tij u rrëzuan perdet e zeza që ishin vendosur si prapavijë e fushatës së VV-së.

Ky moment ndodhi kur Kurti recitoi disa vargje të këngës për flamurin kombëtar. “6 tetor 68 u hap lajmi i vërtetë; o flamur tu gëzoftë zemra, kush s’të donë i plastë zemra”, ndërsa fiks pas këtij momenti perdet u rrëzuan mbi flamurin kombëtar. “Flamuri po rri”, tha Kurti pas këtij episodi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura