VIDEO / Nuk kalon as Seviljen me 10 lojtarë! Barcelona mbyll vitin në vendin e 7

Dec 22, 2021 | 0:03
SHPËRNDAJE

Barcelona në këtë vit duket qartësisht se do të vuajë shumë qoftë edhe për të arritur në zonën e Ligës së Kampioneve. Edhe pse objektivi i skuadrës është vetëm të sigurojë një vend në katërshe, vështirësitë që shfaq skuadra e drejtuar nga Çavi janë të dukshme dhe ndaj një kundërshtari me pretendime si Sevilja, kjo u kuptua më qartë.

barcelona sevilja

Sevilja aktualisht duket si skuadra e vetme që mund të rivalizojë disi me Real Madrid në kreun e renditjes dhe sot sulmoi pareshtur katalanasit derisa gjeti golin e avantazhit me anë të Papu Gomez. Por mallkimi i Seviljes ndaj Barçës vazhdoi, edhe pse kjo dukej ndeshja e duhur për të siguruar fitoren e parë në kampionat ndaj tyre që nga tetori i vitit 2015.

Në fundin e pjesës së parë, ishte një goditje nga këndi që solli barazimin me Arauhon i cili dërgoi sferën në rrjetë me një gjuajtje të saktë. Barcelona më pas krijoi më shumë në pjesën e dytë dhe u favorizua edhe nga kartoni i kuq i Kunde i cili gjuajti me top në kokë Zhordi Alban pas një faulli. Por goli mungoi dhe fati ishte kundër Dembele kur ky i fundit goditi shtyllën pas një gjuajtje në kufijtë e zonës.


Kështu, sfida u mbyll me shifrat 1-1 dhe sheh tashmë Seviljen 5 pikë pas Realit kryesues, ndërsa Barcelona duhet të kënaqet për momentin me vendin e 7 në të cilin do të mbyllë vitin 2021.

sdsdsdsdsddddd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura