VIDEO/ Nisin hetimet për mësuesin e Librazhdit që rrihte nxënësit me thupër

Feb 10, 2016 | 16:56
SHPËRNDAJE

Prokuroria ka nisur hetimet për mësuesin nga Librazhdi i cili u filmua në klasë duke bërë “duel thuprash” me një nxënës.

Sipas një njoftimi zyrtar, Prokuroria thotë se ka nisur hetimet për L.B. 59 vjeç, me profesion mësues i Shkollës së Mesme në Orenjë, pasi dyshohet se ka dhunuar nxënësit me një thupër.

Rasti skandaloz është publikuar nga faqja “Jeta Osh Qejf”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura