VIDEO/ “Na ngrinë gjakun, po bëhem gjysëm njeriu”, Takaj takon tifozët dhe shfaqet i hutuar: Ku është makina ime?!

May 8, 2024 | 22:15
SHPËRNDAJE

Skënderbeu arriti një barazim dramatik 1-1 në sekondat e fundit ndaj Laçit, duke shmangur zyrtarisht “play-out”-in, teksa janë në garë për të kapur “Final Four”. 

MixCollage-08-May-2024-09-55-PM-7916

Më gjak të ngrirë duket se ishte edhe presidenti i skuadrës korçare, Ardian Takaj, që e pohoi këtë fakt, në një takim që pati me tifozët e Skënderbeut menjëherë pas ndeshjes.

Në një video të siguruar nga “Korça Boom”, teksa bisedon me tifozët Takaj ndër të tjera shprehet: “Lere se na ngrinë gjakun. Po bëhemi gjysëm njeriu”.  

Për një moment Takaj hutohet duke mos gjetur dot makinën teksa pyet: Ku është ajo makina ime?  Ky moment shoqerohet edhe me të qeshura. Për më tepër shikoni videon:  KLIKO KËTU

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura