VIDEO/ Mjafton një gol i ish-it në minutën e 4’, Vllaznia rikthehet te fitorja përballë Teutës dhe i largohet rrezikut

Nov 28, 2023 | 18:16
SHPËRNDAJE

Vllaznia është rikthyer te fitorja, duke mposhtur me rezultatin 0-1 Teutën në “Niko Dovana”, në sfidën e fundit të javës së 14-të të Superiores.

bandicam 2023-11-28 16-48-22-075

Mjaftoi goli i Ildi Grudës në minutën e 4’, me ish-in e Teutës që ndëshkoi durrsakët që në startin e sfidës.

 Sfida më pas nuk pati shumë histori, me kuqeblutë që provuan shumë për të gjetur të dytin, teksa durrsakët ishin më të vakët në zonën kundërshtare.

Kështu Vllaznia largohet nga zona e ftohtë e mbijetesës, duke u ngjitur në vendin e pestë me 17 pikë, ndërsa Teuta vazhdon të jetë e fundit me 12 pikë.

REZULTATI:

TEUT-VLLAZNIA 0-1

Gruda 4′

KOMENTI LIVE:

90+7′ Mbyllet sfida me fitoren e Vllaznisë 0-1!

90+2′ Dy zëvendësime për Vllazninë. Largohen Gruda dhe Smajli, në vendet e tyre futen Gomesh dhe Dragoshi.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

86′ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Çoba dhe në vendin e tij futet Çeshmedijev.

82′ Gjata hedh një krosim në zonë dhe Gjumsi provon me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

80′ Dy zëvendësime për Teutën. Largohen Qaqi dhe Peposhi, në vendet e tyre futen Iljazi dhe Gjumsi.

74′ Balaj hyn në zonë dhe godet me të majtën, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

73′ Smajli ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

68′ Zëvendësim te Teuta. Largohet Arifi dhe në vendin e tij futet Gjata.

65′ Daci përplaset me portierin Qarri dhe gjyqtari akordon faull ndaj gardianit të kuqebluve. (VIDEO)

61′ Juriç provon me një gjuajtje brenda zonës, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat. (VIDEO)

58′ Çoba lëviz bukur në zonë dhe pason për Balajn, me këtë të fundit që nuk godet siç duhet dhe e çon topin jashtë. (VIDEO)

56′ Zëvendësim te Teuta. Largohet Daja dhe në vendin e tij futet Karabeci.

53′ Gruda del i vetëm përballë portierit dhe goditja e tij shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

46′ Zëvendësim në radhët e Teutës. Largohet Boçi dhe në vendin e tij futet Gjinollari.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Ka vetëm 1 minutë shtesë.

42′ Jazxhi shkakton një ndërhyrje të gabuar në mesfushë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

39′ Balaj provon me një gjuajtje me kokë, e cila shkon mbi kuadrat.

36′ Kotobelli lëshon një predhë nga distanca, por tentativa e tij ndalet pa probleme në duart e Qarrit. (VIDEO)

29′ Ildi Gruda shkakton një ndërhyrje të panevojshme dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

22′ Sala provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon mbi kuadrat.

16′ Qaqi shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

4′ GOOOL VLLAZNIA 0-1/ Gruda del in vetëm me Demën dhe nuk gabon përballë portierit. (VIDEO)

1′ Rasti i parë i rrezikshëm vjen nga Balaj, i cili provon me një gjuajtje në hyrje të zonës dhe e çon topin jashtë. (VIDEO)

1′ Starton sfida në “Niko Dovana”!

FORMACIONET ZYRTARE: 

TEUTA: Dema, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Daja, Beqja, Boçi, Kruja, Arifi, Peposhi, Daci. Trajner: E.Martini

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Pusi, Juriç, Hakaj, Boshnjaku, Krymi, Sala, Çoba, Gruda, Balaj. Trajner: Q.Osmani 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura