VIDEO/ Majko flet për herë të parë si ministër Shteti për Diasporën: Jemi vonë

Sep 12, 2017 | 12:12
SHPËRNDAJE

Pandeli Majko ka folur sot per here te pare ne Kuvend si minister Shteti për shqiptarët jashtë kufijve.

Ai ka prezantuar dhe komentuar programin per votimin e emigranteve.

“Marrëdhënia me emigracionin dhe Diasporën përfaqëson një prioritet të qeverisë së re, në këtë çështje ia vlejn të pohojmë se jemi mjaft vonë. Pasi shqiptarët jashtë vendit do marrin të drejtën e votës, sytë tanë, të politikës, do jenë edhe më të vëmendshem karshi tyre. Kjo është në reformë për njerezit tanë, vec një ditë ata do jenë votues për të majtën apo për të djathtën, ditët e tjera janë njerëz që kanë mall dhe i gëzohen cdo procesi në vendin e tyre”, tha Majko nder te tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura