VIDEO/ Kujtim Gjuzi “kërcënon” Ruçin me mocion shkarkimi. Kryetari i Parlamentit: Kujdes, vishu mirë herë tjetër dhe…

Oct 17, 2019 | 10:30
SHPËRNDAJE

gjuzi me xhinse

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi edhe këtë seancë plenare ka vijuar përplasjet me kryeparlamentarin, Gramoz Ruçi.

Kujtim Gjuzi ka kërkuar që Ruçi t’i japë të drejtën e replikës deputetëve të opozitës së re, ndërkohë që i ka kujtuar se votat e tyre po e mbajnë parlamentin në ‘këmbë”.

Madje Gjuzi ka shkuar më tej duke kërcënuar Ruçin me mocion shkarkimi.

“Duhet te na japësh mundësi për replikë se unë të bëj mocion për shkarkim. Kujdes zoti kryetar”, iu drejtua Gjuzi, kreut të Kuvendit. “Ke 28 mandate këtu dhe e mban vendin aty, prandaj here tjetër kushdo qe te jete nese kemi një replike duhet te na lejosh”, u shpreh kreu i Partisë Konservatore.

Por kërcënimit, Ruçi i është përgjigjur me të njëjtën monedhë. Kryeparlamentari i ka tërhequr vëmendjen Gjuzit që të ketë kujdes dhe të flasë me etikë në Parlament, madje i ka kërkuar dhe që të vishet mirë herës tjetër.

“Kujdes zoti Gjuzi dhe here tjetër kur te flasësh respekto rregulloren dhe te flasësh me etike dhe e treta here tjetër ne Parlament te jesh i veshur sipas Rregullores”, tha kryeparlamentari.

Kreu i Partisë Konservatore është paraqitur në seancën e sotme plenare me xhinse, këpucë me majë dhe me një xhup sportiv, dhe kjo veshje duket se nuk i ka pëlqyer Gramoz Ruçit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura