VIDEO/ “Janë të alarmuar nga sjellja e papërgjegjshme”- Mjekët e Infektivit thirrje qytetarëve: Ju lutem qëndroni në shtëpi

Mar 20, 2020 | 19:17
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama në një postim në facebook shkruan se mjekët e Infektivit janë të alarmuar nga papërgjegjshmëria e qytetarëve në situatën që ndodhet vendi për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Rama shkruan se mjekët janë duke sakrifikuar, ndërsa qytetarët që lëvizin që i ka quajtur sabotatorë, të cilët do na hapin varrin nëse nuk ndalen.

Reagimi i kryeministrit Rama: 
? MJEKËT E INFEKTIVIT JANË TË ALARMUAR NGA SJELLJET E PAPËRGJEGJSHME TË ATYRE QË PO E SABOTOJNË KËTË LUFTË ME XHIROT E TYRE DHE ME ATO RADHAT PA RADHË, QË KTHEHEN NË MITINGJE PËR TË PËRQAFUAR ARMIKUN E PËR TA MARRË ME VETE NË SHTËPI!

? KËTA MJEKË PO BËJNË HEROIZËM, NDËRSA SABOTATORËT PO BËJNË NJË TRADHËTI TË PASHEMBULLT, QË DO TË NA HAPË VARRIN PO NUK U NDAL URGJENT!

? NËSE NUK RRINI TË GJITHË DREJT NË KËTË LUFTË, NUK DO KEMI KU TË SHTRIJMË TË SËMURËT DHE NUK DO KETË VEND AS NË VARREZA, JO MË NË SPITALE!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura