VIDEO/ “Jam mirënjohëse ndaj Bashës që më futi në listën e PD”- Rudina Hajdari tregon emrat e kundërshtarëve që duan ta shkarkojnë: S’mund të me thonë që je e lodhur dhe…

Oct 16, 2019 | 10:42
SHPËRNDAJE

Rudina-hajdari-konference-reagimiRudina Hajdari ka deklaruar sot se ajo vazhdon të jetë drejtuese e Grupit Parlamentar të Demokratëve në Parlament dhe se tentativa për shkarkimin e saj vjen si një sulm i programuar nga tre deputetë.

Sipas Hajdarit, pas kësaj manovre për të shkatërruar opozitën parlamentare fshihet Edi Rama dhe Lulzim Basha që për demokraten u intereson që të mos ndryshojnë sistemin elektoral.

Hajdari foli me emra konkret për rivalët brenda grupit të opozitës së re, teksa tha se Alban Zeneli, Korab Lita dhe Arben Elezi po i bëjnë presion deputetëve të pakicës për qëllime që vijnë nga jashtë parlamentit.

Hajdari tha se synimi është që të ndryshojë sistemin zgjedhor dhe se këta deputet i frikësohen listave të hapura.

“Nëse opozita jashtë parlamentit po kërkon një alibi që Rudina Hajdari po i shmang ata që s’i konsideroj si parti, është e komplet e kundërta. Ata po mundohen të me hedhin mua poshtë. Pengesa e vetme që po ndodh këtu është pikërisht opozita brenda parlamentit. Po të ishte pa mbështetjen e ndërkombëtareve do ishte një situatë ku do kishte marrëveshjen e radhës”, tha Hajdari e cila shtoi më tej: “Nuk mund të më thuhet mua që është kjo akuzë që i behet grave, që ti je e lodhur për të bërë këtë punë.  Unë kam detyrën time ta çoj deri në fund, në qoftë se unë e marrë përsipër ta bëj këtë detyrë e marr perisper ta bëj më shumë krenari”.

Ndërkohë që Hajdari foli dhe për përfshirjen e saj në listën e PD-së, teksa tha se është mirënjohëse karshi kreut të PD-së, por tha që beteja e saj është pikërisht kjo që të ndalojë dhe në të ardhmen deputetet të mos mbeten borxhli ndaj krerëve të partive.

“Unë jam mirënjohëse që jam në listën e PD-se dhe e mbaj atë me krenari. Por këtë lloj mentaliteti që ia më ka bërë ndër mua që më futi në listë apo që me hoqi nga lista, kjo është përpjekja ime që ne ta ndalojmë këtë lloje përpjekje që ti ndalojmë që t’u jemi në borxh kryetarëve tanë se na vunë në listë”, tha Hajdari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura