VIDEO/ Ish-futbollisti i Tiranës jep parashikimin e saktë të finales Angli-Itali! Nga barazimi te shtesa dhe me pas fitorja me penallti e ‘Azurrëve’

Jul 12, 2021 | 10:49
SHPËRNDAJE
Blerti Hajdari1
Foto nga ndeshja Stabaek – Tirana për eleminatoret e Champions League e luajtur në 21 korrik 2009

Ish-futbollisti i Tiranës, Blerti Hajdari ka gjetur rezultatin e saktë të finales, Angli-Itali, disa orë para se ‘Azurrët’ të fitonin trofeun.

I ftuar në emisionin “Jashtë Loje”, ish-futbollisti i Tiranës ka theksuar se rezultati final i ndeshjes do të ishte 1 me 1 dhe se ndeshja do shkojë me kohë shtesë.

Parashikimin e tij, Blerti Hajdari e ka ndarë nga tifozlliku, teksa ka thënë se “ndeshjen me penallti, fatkeqësisht e fiton Italia”.

Blerti Hajdari ka qenë futbollist i klubit të Tiranës në sezonin 2008-2009, ku u shpall dhe kampion.

Hajdari ka nisur të luaj futboll që në moshën 11 vjeç pranë ekipeve zinxhir te futboll klub Partizani. Ai ka luajtur njëkohësisht me ekipet kombëtare të moshave.

Kur ai ishte 17 vjeç si pasoje e rrënjës se Partizanit në kategorinë e dyte, Blerti Hajdari kaloi tek ekipi i parë i FK Tiranës. Në sezonin 2008-2009, Tirana doli kampion, falë dhe 5 golave të shënuar nga Hajdari, në ato pak ndeshje që aktivizohet.

Nga viti 2006-2009, Hajdari mbaroi studimet në Fakultetin Juridik ( Bacelor) shtetëror të Tiranës. Në 2010, ai ka shkuar në Amerike ku ka luajtur futboll me ekipin e Universitetit dhe ku ka kryer masterin dhe doktoraturën në fushën e Drejtësisë Kriminale në Universitetin( Criminal Justice ne Fairleigh Dickinson University).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura