VIDEO/ Ikardi shënoi gol spektakolar në Champions, Vanda në lot: Të dua…

Sep 19, 2018 | 9:58
SHPËRNDAJE

Interi ka zhvilluar një ndeshje të çmendur ditën e djeshme ndaj Totenhemit. Rikthimi në Champions ka rezultuar me shumë emocione për zikaltërit. Kapiteni Mauro Ikardi ka realizuar një supergol në minutën 86. Deri në atë moment të lojës ai kishte prekur pak topa. Ka qenë Veçino në minutat shtesë ai që ka vulosur rezultatin në 2-1 për zikaltërit.

GettyImages-1035607244

“Asamoah më ka dhuruar një top magjik. Ishte një natë spektakolare. Jemi një ekip i fortë dhe mund të përballemi me të gjithë. Kemi pritur 3 muaj për këtë ndeshje, tani na duhet të përmirësohemi në kampionat. Kjo fitore na jep besim të madh, por duhet të qëndrojmë të qetë. Nuk e di nëse kjo është përparim, por di të them që në kampionatë do të luajmë me tjetër mentalitet.” u shpreh Ikardi.

vanda nara

Një mesazh dashurie ka lëshuar edhe bashkëshortja, njëkohësisht edhe agjentja e kapitenit Ikardi, Vanda Nara. “Mirë se vjen në Ligën e Kampionëve, Mauro Ikardi, të dua”, ishte mesazhi i saj i dedikuar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura