VIDEO/ I gjuajti me shpullë bashkëshortit, Jonida Vokshi “e paguan” shtrenjtë

Jul 31, 2020 | 13:39
SHPËRNDAJE

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë ndër ndër çiftet më të dashura të showbizz.

Aktorët publikojnë herë pas here video duke treguar se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, por nuk mungojnë as ngacmimet mes tyre.

Jonida Vokshi publikoi një video së fundmi teksa Besnik Krapi drejton makinën dhe është shumë serioz.

Por aktorja nuk ka qejf kur ai rri serioz ndaj vendos që ta qëllojë me shpullë që Besnik Krapi të qeshë.

“Shumë serioz po rri në makinë, nuk rrihet kështu, s’ka lezet????”- shkroi ajo në përshkrimin e videos.

Por kjo shpullë ndaj bashkëshortit duke se i ka kushtuar shtrenjtë Jonida Vokshi, pasi aktorja është detyruar që t’i paguajë darkën në restorant.

“Duhet ta qerasja me një super darkë në këmbim të shpullës??”- shkroi ajo në një tjetër postim, krahas një foto ku çifti qëndrojë të ulur në një restorant.

Dy aktorët u bënë prindër për herë të parë pak javë më parë. Jonida Vokshi solli në jetë një vajzë, që e quajtë Ema.

/Panoramaplus.al

           

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura